Julian Assange e përdori ambasadën e Ekuadorit në Londër si një “qendër për spiunim”, tha kreu i vendit.

Lenini Moreno tha se nuk është ndikuar nga asnjë komb kur është marrë vendimi për revokimin e azilit për themeluesin e Wikileaks.Duke folur për Guardian, Presidenti Moreno pretendon se qeveria e vjetër e Ekuadorit krijoi lehtësira brenda ambasadës për të ndërhyrë me shtetet e tjera.

Presidenti Moreno, i cili erdhi në pushtet në vitin 2017, duke folur rreth vendimit për t’i dhënë fund qëndrimit shtatëvjeçar të Assange në ambasadë u shpreh:

“Çdo përpjekje për destabilizim është një veprim i dënueshëm për Ekuadorin, sepse ne jemi një komb sovran dhe i respektueshëm për politikën e secilit vend”, përcjell KosovaPress.