Nuk janë të pakta sukseset e shqiptarëve e tillë është edhe xhudistja Majlinda Kelmendi. Në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovë, ajo uron të gjithë shqiptarët, e kjo ditë për të thotë se është shumë e veçantë, duke shtuar, se shumë e lumtur që emri i saj përmendet kudo.
Edhe Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, uron të gjithë qytetarët e Kosovës, me shpresën që vendi do të ketë perspektivë më të madhe.

Për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka uruar edhe këngëtari Arian Agushi.
Në këtë përvjetor, miku i shqiptarëve dhe diplomati William Walker thotë se e kujton shumë mirë Kosovën e para 20 viteve, një Kosovë aso kohe e shëmtuar.



“Në publicitet zakonisht shihni foto ‘para’ dhe ‘pas’. Ajo ‘para’ zakonisht duket e shëmtuar dhe ‘pas’ zakonisht duket atraktive. Unë e njoh Kosovën në foton ‘para’ kur gjërat këtu ishin shumë te shëmtuara, e tani e njoh Kosovën në foton ‘pas’ dhe gjërat kanë filluar të duken me mirë. Çdo herë që vij këtu është më mirë”, tha ai.
Walker kërkon nga qytetarët e Kosovë të jenë optimistë dhe të mos mendojnë për të kaluarën.







