Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth vdekjes së 35 vjeçare, me inicialet N.Z, i cili dje është gjetur i vdekur në fshatin Kaliqan të Istogut.
Rastin e kanë raportuar në polici dy dëshmitarë, të cilët kanë thënë se në një kasolle druri e kishin gjetë të shtrirë në tokë fqiun e tyre.Sipas Policisë, afër viktimës është gjetë dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me fishekë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetnte policore.







