Gjatë kohës që ishte duke qëndruar në oborrin e shtëpisë së tij, një person në Deçan është goditur nga një plumb qorr.
Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore si pasoj e kësaj ka pranuar edhe trajtim mjekësorë.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Deçan 24.09.2022 – 12:50. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që në oborrin e tij kishte pësuar lëndime të lehta trupor nga një predhë e fishekut bredhacak (qorr)”, thuhet në raportin e PK-së.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar. /Ballkani.info







