Edhe gjatë ditëve sa do të mbahet festivali Sunny Hill me datat 02/03/04.08.2019 në parkun e Gërmisë, pishina e Gërmisë do të punojë normalisht dhe do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët.

Hyrja në pishinën e Gërmisë do të jetë e njëjtë sikurse gjatë gjithë sezonit.“Me qëllim të shmangies së tollovisë, ftohen qytetaret që të shfrytëzojnë transportin publik për të arritur deri në pishinen në Gërmi”, thuhet në njoftimin e pishinës së Gërmisë.

loading…