Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, ka shkruar se Kosova dhe ShBA-të janë aleatë strategjikë, pasi popujt tanë ka një lidhje të fortë miqësie.
Pacolli ka shkruar në Facebook se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Amerikës do të zgjerohen më tej, ndërsa të dy vendet qëndrojmë së bashku si aleatë.
“Amerika mbetet aleati më i besueshëm i Kosovës në rrugën tonë për të konsoliduar shtetin tonë. Urime për ditën e pavarësisë amerikane, ditën që simbolizon edhe lirinë tonë”, ka shkruar ai.







