Kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani tha se nuk e sheh rolin e presidentit afër vetes, në rast se arrin të vihet në krye të ekzekutivit, por e rëndësishme është që ta mbajë opozitën.

Ajo këto komente i bëri sot gjatë debatit të radhës “Talk the Talk” të Kolegjit Riinvest, ku u pyet nëse do të iniciojë shkarkimin e presidentit Hashim Thaçi.

Osmani nuk i kurseu kritikat për të prin e vendit, teksa tha se detyra e presidentit është thjesht të dekretojë një marrëveshje të ratifikuar në parlament.

E pyetur për vizitat që do t’i bënte së pari si kryeministre, Osmani tha se nëse vihet në krye të ekzekutivit, vendin e parë që do ta vizitonte është SHBA-ja, për shkak të rolit në shtet-ndërtimin e vendit. Ndërsa shtoi se po aq e rëndësishme është edhe vizita në Gjermani.

Osmani foli edhe për dialogun me Serbinë, me ç’rast u shpreh se duhet të ketë përfshirje të të gjithë akterëve në këtë proces.

Sipas saj, duhet dhënë fund situatave kur opozita në vend se t’i bashkohet procesit, ka tentuar që me dhunë të ndalte ato.Gjatë këtij debati, ajo bëri të ditur se LDK tashmë ka përgatitur programin e saj qeverisës, ndërsa theksoi brenda pak ditësh do të bëhet publik për qytetarët e Kosovës.

loading…