Oda e Mjekëve të Kosovës ka dyshime se rreth 200 mjekë vendor që punojnë në institucione publike mund të jenë të pa licencuar, kjo pasi ata nuk janë as anëtarë të Odës që me ligj është e obligueshme.
Kryetari i kësaj Ode, Pleurat Sejdiu, në një konferencë për media ka bërë të ditur se të në Odë janë 3681 mjekë të anëtarësuar. Ndërkohë që ka shprehur shqetësimin për mjekët e huaj.Sa i përket mjekëve që veprojnë pa licenca, ai ka thënë se rreth 90 përqind e mjekëve të huaj nuk janë të anëtarësuar në Odë, e që pa qenë të anëtarësuar nuk mund të licencohen.Në konferencën e fundvitit, Sejdiu ka paraqitur disa nga punët që si Odë kanë bërë gjatë këtij viti.
Kompetenca e parë që Oda e Mjekëve të Kosovës e ka marrë gjatë këtij viti ka qenë mbikëqyrja etiko-profesionale, ku u bë e ditur se gjatë këtij viti kanë pranuar 21 lëndë, ku ka marrë vendime për 10 lëndë, 7 lëndë të tjera janë përcjell tek Prokurori i OMK, 2 janë në procedurë dhe 2 lëndë kanë qenë me afat të parashkruar. Kompetenca e dytë ka qenë edukimi i vazhdueshëm profesional, ku Sejdiu u shpreh se problemi kryesor është se institucionet shëndetësore janë duke e shkelur ligjin e shëndetësisë, duke mos ofruar mjaftueshëm sipas obligimeve që i kanë për trajnimin, ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit të vet.Ndërsa, sa i përket kompetencës së rilicensimit, kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka bërë të ditur se brenda vitit kanë lëshuar mbi 500 licenca të reja.Sejdiu ka folur edhe faksimilet, ku ka bërë të ditur se nga 1 shkurti i këtij viti do të hyj në fuqi vendimi që mjekët të kenë vetëm një faksimile.
.Ndërkohë, bëri të ditur se bartja e kompetencës së edukimit specialistik tek Oda e Mjekëve është në proces e sipër.Ai ka folur edhe për raportin financiar, ku ka bërë të ditur se nga viti 2017 kanë trashëguar vetëm 35 euro dhe se kanë arritur të hyra prej 303 mijë eurove dhe se kanë arritur një bilanc pozitiv prej 121 mijë euro./KosovaPress/







