Një numër i vogël i qytetarëve së bashku me sindikalistë, kanë protestuar sot para Kuvendit të Kosovës, në shenjë pakënaqësie për të kundërshtuar taksën e RTK-së, për të cilën sipas tyre supozohet t’iu faturohet qytetarëve përmes faturave të energjisë elektrike.
Rashit Gashi, punëtor i KEDS-it, e dikur punëtor i distribucionit ElektroKosova, tha se si qytetar i Kosovës nuk do të lejojë një gjë të tillë.Pavarësisht numrit të vogël të pjesëmarrësve në këtë protestë, Gashi thotë se njoftimi është bërë përmes rrjeteve sociale, për çka nuk kanë pritur numër më të madh të protestuesve.
Ai ka treguar se si do të veprojnë në rast se nuk merrën parasysh shqetësimet e tyre.
Nënkryetari i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Llumnica thotë se me këtë taksë, dëmtohen edhe punëtorët e KEDS-it.







