Është duke vazhduar ‘përplasja’ verbale mes Haki Abazit e Isa Mustafës në lidhje me tre përqindëshin dhe vrasjen e Ahmet Krasniqit.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i ka sy gjeruar sot një kontroll mjekësore Haki Abazit të Vetëvendosjes, pasi ky i fundit ka thënë se Prokuroria duhet ta intervistojë kreun e LDK-së për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe për fondin e tre përqindëshit.

“Le të shkojë te doktori e të kontrollohet”, ka thënë Mustafa.

Ndaj një deklarate të tillë nuk ka qëndruar pa reaguar përsëri vartësi i Kurtit sa ishte kryeministër, duke thënë se mjekët kanë profesion fisnik, derisa tradhtia dhe hajnia janë profesion i të pafytyrëve dhe grykësve.

“Mjekësia është profesion fisnik, mjekët janë njerëz të dashur. Hajnia, tradhtia e lojërat e ndyta janë profesion i të pafytyrëve dhe gryksav që janë të lidhur me krimin. Pardon- asgjë personale! “, ka shkruar Abazi