Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mbledhur nënshkrimet për inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.
Përveç Vjosa Osmanit që është kundër këtij mocioni, janë edhe deputetë të tjerë të LDK-së që kanë rezervat e tyre rreth rrëzimit të qeverisë.
Kjo parti po vazhdon të akuzojë kryeministrin Albin Kurti, se me shkarkimin e ministrit Agim Veliu, ka dashur të largohet nga përgjegjësitë e udhëheqësit të Qeverisë së Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas mbledhjes së deputetëve të partisë së tij për të diskutuar rreth mocionit të votëbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ka pranuar se Vjosa Osmani ka qëndrim të ndryshëm nga Grupi Parlamentar i LDK-së, rreth çështjes së mocionit.
Ndër të tjera, ai tha se janë edhe dy deputetë të tjerë të LDK-së që kanë rezervat e tyre r reth rrëzimit të qeverisë. Megjithatë, ai nuk ka pranuar t’i tregojë emrat e këtyre të fundit.
“Zonja Osmani ishte pjesë e mbledhjes të grupit parlamentar. Ajo ka pasur mendim të ndryshëm nga grupi parlamentar dhe së bashku me dy deputetë tjerë të cilat kanë rezerva. Nuk mendoj se unë duhet të deklarohem në emër të deputetëve të tjerë. Por mendoj se është e rëndësishme që ne të krijojmë një frymë të përbashkët dhe një unitet edhe brenda LDK-së edhe në Kosovë, të qojmë mesazhe të sigurisë dhe mesazhe të vazhdimit të funksionimit të institucioneve në Kosovë. Në rrethanat në të cilat gjendemi mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të jemi unik…06:20.. Nuk kanë rëndësi numrat sepse edhe dy deputetë nuk janë në Prishtinë pritet me ardh me nënshkrua. Për atë arsyeje nuk mundem të jap numra dhe…”, deklaroi Gashi.







