Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar presidentin e ri të ShBA-së, Joe Biden.

Përmes një statusi të shkurtër në Facebook, Mustafa ka thënë se SHBA, bëri zgjedhjen e merituar.

Ky është statusi i tij i plotë:

SHBA, bëri zgjedhjen e merituar. Demokrati Joe Baiden mori përkrahje te gjerë për President të shtetit më të fuqishëm në botë. Miku dhe përkrahësi i Kosovës!

Pata rastin ta takoj dhe të bisedoj disa herë me këtë njeri të mrekullueshëm. Urime Amerikë! IM