Ish-Miss Liberty of the World 2012 është një fenomen në Instagram me më shumë se 1.3 milion ndjekës.

Modelja dhe këngëtarja ka postuar një video në rrjetet shoqërore ku bën një xhiro si një tigreshë e vërtetë veshur në një fustan elegant.

“Të ecësh si tigër”, shkruan Morena Taraku krahas klipit që shoqërohet nga kënga e Emma Peters – Femme Like U (Femra si ti).

Ndryshe, Morena në skenën muzikore sivjet ka publikuar vetëm një videoklip – “Money”, i cili vjen në bashkëpunim me Fero.