Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, të enjten ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Deçanit.
Kjo marrëveshje ka për bazë projektin “Ndërtimi i Qendrës Rinore në Deçan”.Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se këto projekte do të kenë impakt të rëndësishëm në zhvillimin kulturor të kësaj komune.E, sa i përket palestrës sportive, e cila ka filluar punimet në vitin 2008, Ramosaj tha se bazuar nga zotimet e e ministrit Gashi, gjatë shtatorit të këtij viti do të jetë e përfunduar.
Për një gjë të tillë u zotua edhe vet ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.E, sa i përket memorandumit të bashkëpunimit të projektit “Ndërtimi i Qendrës Rinore në Deçan”, ai tha se kjo qendër do të plotësoj edhe kërkesat e të rinjve të Deçanit.







