Ka përfunduar në stadiumin “Fadil Vokrri” pjesa e parë e miqësores Kosovë- Lituani.
Kosova ka shkuar në pushim me epërsi minimale 1-0 me golin e realizuar nga Arbër Zeneli në minutën 27.
Ndryshe skuadra e Bernard Challandes krijoi edhe disa raste të tjera shënimi përmes Zenelit e Muriqit. Nga ana tjetër edhe mysafirët u treguan të rrezikshëm në disa raste, por nuk arritën të realizojnë gol.







