Teherani njoftoi sot se sëmundja e COVID-19 kishte shkaktuar më shumë se 100 të vdekur në 24 orët e fundit, shifra më e lartë që prej dy muajsh.

Autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 107 të vdekur si pasojë e virusit SARS-CoV-2 gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 8.837 bilancin total të viktimave”, njoftoi Sima Sadat Lari, zëdhënëse e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ky është një virus i egër dhe i paparashikueshëm, i cili mund të na befasojë në çdo kohë dhe që kërkon një përpjekje të vërtetë kolektive, që të gjithë të respektojmë seriozisht protokollet e shëndetit dhe që ne respektojmë rregullat e distancës shoqërore”, përsërit vazhdimisht ministri i Shëndetësisë, Said Namaki.

Sipas Lari, 2.472 raste të reja kontaminimi nga virusi janë konfirmuar në Iran gjatë 24 orëve të fundit.