Katër aktivistë të Aleancës të të Rinjve të Kosovës, të ndaluar nga policia, për shkak të një aksioni simbolik para Kuvendit, janë liruar pas intervistimit në stacionin Qendra.

Aktivistët e Aleancës të të Rinjve të Kosovës vendosën sot para Kuvendit të Kosovës një arkivol në shenjë revolte ndaj paralajmërimeve të Qeverisë Kurti për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Intervistimi i tyre dhe largimi i arkivolit është bërë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, njofton Policia e Kosovës.

Personat janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa arkivoli pas ekzaminimit nga ana e njësiteve kompetente është larguar nga vendi i ngjarjes.