Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i ka uruar qytetarët e Kosovës për përurimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.
Limaj ka thënë se ndjehet mirë që sot po finalizohet një projekt madhor dhe strategjik i ideuar dhe projektuar në vitin 2010 në kohën kur drejtonte ministrinë e Transportit.Këtij shkrimi në “Facebook”, Limaj ia ka bashkangjitur edhe një fotografi të asaj kohe.
“Pas Rrugës së Kombit, autostrada ‘Arbën Xhaferi’, është projekti më strategjik i cili e ofron Kosovën me rajonin”, ka shkruar Limaj. Postimi i plotë i Limajt:
Të nderuar qytetarë, pak orë na ndajnë nga përurimi i autostradës “Arbën Xhaferi”, autostradë kjo që do ta lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave dhe do ta lidhë Kosovën me vendet fqinje.
Ndjehem mirë që sot po finalizohet një projekt madhor dhe strategjik i ideuar dhe projektuar në vitin 2010 në kohën kur e drejtoja Ministrinë e Transportit dhe Postë Telekomit.
Pas “Rrugës së Kombit”, autostrada “Arbën Xhaferi”, është projekti më strategjik i cili e ofron Kosovën me rajonin. Urime qytetarëve të Kosovës për këtë projekt madhor. (Foto e vitit 2010, koha kur drejtoja Ministrinë e Transportit kur ishte ideuar dhe projektuar ndërtimi i kësaj autostrade)







