Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pasditen e së hënës është parë duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës.

I pyetur nga KosovaPress, për arsyen, kreu i LDK-së, tha se pritet të takojë grupin parlamentar të partisë në Kuvend.

KosovaPress ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga partnerët e koalicionit qeverisës se a pritet të takohen sot me Mustafën, mirëpo nuk e kanë konfromuar një gjë të tillë.