Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se duhet krijuar një mini-plan Mareshal për Ballkanin Perëndimor, me qëllim të shmangies së ndikimit të Rusisë dhe Kinës.
Duke iu përgjigjur pyetjes së ish-emisarit Frank Wisner rreth strategjisë për bisedime me Serbinë, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha ashtu sikurse SHBA ka pasur planin Mareshal për Evropën Perëndimor, edhe BE duhet të ketë një mini-plan Mareshal për Ballkanin Perëndimor, pasi nevojitet një mbrojtje nga Rusia.
“Ku ka vakum të BE-së dhe SHBA-së, ka tentim për depërtim të ndikimit ruso-kinez”, tha Kurti.
Ai ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet si dy shtete të pavarura, por për një gjë të tillë ‘nevojitet një Serbi normale dhe një Kosovë normale”.
Kurti ka thënë se duhet shmangur çdo ndërmarrje e ndonjë aventure që mund të çojnë drejt konfliktit.







