Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Izbicë të Skënderajt, në 23-vjetorin e vrasjes së 147 banorëve të këtij fshati nga forcat pushtuese serbe.

Masakra në Izbicë shënon një nga masakrat më të mëdha të kryera nga serbët gjatë luftës në Kosovë.

Më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve tjera përreth, veçuan 147 shqiptarë të pafajshëm, burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan mizorisht.