Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një konflikti me armë në Fushë Mëzez në Tiranë.
Adoleshenti me iniciale J.H. u plagos në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa është dëmtuar me sende të forta 24-vjeçari me iniciale Z.Q.Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në rrugën “Lisi”.
“Dyshohet se autor i dyshuar i plagosjes me armë zjarri në këmbë të 17-vjeçarit dhe dëmtimit të 24-vjeçarit është shtetasi I. E. ku po punohet për kapjen e tij”-raporton policia.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.







