Sot për dallim ditëve të fundit kanë shënuar rritje rastet me COVID-19 në Kosovë.
Sonte sipas njoftimit të IKSHP-së, janë shënuar 8 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 31 pacientë.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Llazarevë- Obiliq, Fushë Kosovë dhe Gjilan.
Sot më 09 maj 2020, janë shëruar 31 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 653 raste.







