Komisioni hetimor parlamentar për me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq ka miratuar draft-raportin e tij.
“Me 7 vota pro të anëtarëve të Komisionit me vota unanime votohet raporti i Komisionit Hetimor parlamentar”, ka thënë kryetari i komisionit, Xhelal Sveqla. Në mbledhjen e komisionit që u mbajt sot, u bë e ditur se deputetët do të dalin në konferencë për media në orën 9:30.







