Behxhet Pacolli, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Hajredin Kuçi, Fatmir Limaj, Bujar Bukoshi, Isa Mustafa, Dardan Gashi, Dalimir Jevtiq dhe Edita Tahiri, janë dhjetë zyrtarët më të pasur në Kosovë.
Shumica prej tyre bëjnë pjesë edhe në grupin e 10 zyrtarëve me rritjen më të madhe të pasurisë në t
ri vitet e fundit. Kështu bëhet e ditur në platformën e krahasimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik nga viti 2010 deri në vitin 2019, të prezantuar sot nga Lëvizja Fol, ku objekt krahasimi janë rreth 500 zyrtarë publik. E veçanta e kësaj platforme sipas drejtoreshës Mexhide Demolli, është se mund të bëhet krahasimi i të gjithë zyrtarëve të lartë publikë që nga viti 2010 deri në vitin 2019, duke filluar nga krerët e shtetit, ministrat, deputetët, kryetarët e komunave dhe të gjithë zyrtarëve e tjerë të cilët kanë mbajtur poste publike.
Demolli: Gjithashtu krahasime mund të bëjmë edhe me kryetarët e komunave”, tha ajo. Duke shpjeguar platformën, Demolli përmendi se në ballinë të saj paraqiten 10 zyrtarët më të pasur në institucionet e Kosovës, të ndarë sipas kategorive të ndryshme.
Risi në këtë platformë, sipas Demollit është kategorizimi i 10 zyrtarëve me burimet më të shumta të të ardhurave. Të dhënat e përdorura në këtë platformë janë raporte të publikuara nga Agjencia Kundër Korrupsionit, por që këtu na vijnë të ripërpunuara dhe shumë më lehtë të çasshme.







