Njësitet e Doganës sot kanë realizuar një aksion në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

Në stacionin e autobusëve në Prishtinë është ndaluar autobusi i linjës Novi Pazar – Prishtinë te një kompanie. Pas kontrollit detal te bagazhit dhe në pjesë të ndryshme të autobusit është gjetur mall për te cilin dyshohet të jetë i kontrabanduar nga Serbia, bën të ditur Dogana e Kosovës.

Malli i sekuestruar është si me poshtë:

Tekstil origjina Serbi

Material higjenik origjina Serbi

Nargile origjina Turqi

I gjithë malli është sekuestruar dhe ndaj të dyshuar ka filluar procedura kundërvajtëse.