Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur sot në takim ambasadorin italian, Nicola Orlando.

Zemaj falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për shëndetësinë e Kosovës e sidomos edhe në këtë fazë delikate. Njëherit e njoftoi për angazhimin e të gjitha kapaciteteve të ministrisë jo vetëm në luftimin e pandemisë, por edhe në ofrimin e shërbime tjera për pacientet.

Ambasadori, Nicola Orlando, shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunim me ministrin Zemaj, në frymën e bashkëpunimit të vazhdueshëm edhe me paraardhësin.

Në një reagim në Twitter, Orlando e cilësoi takimin si produktiv.

“Në një takim produktiv me Ministrin Armend Zemaj sot shqyrtuam bashkëpunimin dypalësh lidhur me koronavirus, si dhe vlerësuam nevojat për fuqizim të mëtejmë të nismave tona në mbështetje të sistemit shëndetësor të Kosovës”, shkroi Orlando.