Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi tha se e dënojnë aktin e shëmtuar ndaj vajzës nga Drenasi, dhe kërkojnë që drejtësia të veprojë në bazë të ligjeve në fuqi.
Sipas tij, nëse ka nevojë duhet të bëhet edhe ndryshim apo plotësim i ligjeve, në mënyrë që institucionet të funksionojnë siç duhet.Gjatë fjalimit të tij, në seancën e jashtëzakonshme, Isufi tha se duhet të kërkohet përgjegjësi më e lartë dhe kriminelët që bëjnë vepra të tilla duhet të marrin dënimin maksimal.
Ai tha se inkurajojnë të gjitha gratë dhe vajzat që mund të jenë pre e veprimeve të tilla, të lajmërojnë institucionet përkatëse dhe drejtësia e vihet në vend.







