Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj vlerëson se me rastin e fajdeve, ku është përmendur edhe emri i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sistemi i drejtësisë ka treguar dështimin e tij.
Sipas Miftarajt ky rast tregon lidhjen e grupeve të interesit dhe kriminale me sistemin e drejtësisë, policisë e gjykatave. Sipas tij këta persona janë amnistuar nga sistemi i drejtësisë në Kosovë pasi që më shumë se dy vite nga ngritja e aktakuzës nuk është mbajtur asnjë seancë gjyqësore.Këto komente Miftari i bëri gjatë publikimit të raportit “Pavarësia, efikasiteti, llogaridhënia dhe integriteti i Këshillave”.
Kujtojmë që ditë më parë në media janë publikuar disa video-incizime, ku shihen disa persona të dyshuar për vepra kriminale duke marrë para dhe duke u thirrur edhe në emrin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur në vitet 2012 – 2013.







