Një person është arrestuar në Deçan, pasiqë ka hyrë brenda në shkollë dhe ka bërë incizim të paautorizuar të një femre e cila është ankuar në Polici.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, bën të ditur Policia.