Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, duke u renditur në mesin e top 800-shes së institucioneve shkencore në botë, ka dëshmuar edhe një herë se vazhdon të jetë universiteti numër një kudo që flitet shqip.

Kështu tha rektori i UP-së, Marjan Dema sot gjatë një konference për media të mbajtur në lidhje me këtë ranglistë.Dema u shpreh se këtë sukses nuk e ka përfshirë në objektivat e veta, pasi në data-bazën Scimango deri më sot asnjë universitet apo institucion shkencor shqip nuk ishte pjesë e saj.

Zëvendësministri i Arsimit, Heset Sahiti, tha se pjesëmarrja në këtë data-bazë është sukses i madh dhe se renditja në vendin 713 paraqet punën e mirë që është duke u bërë në UP. Ai tha se MASH do ta mbështesë në gjitha aspektet Universitetin e Prishtinës të arrijë suksese edhe më të mëdha.

Ndërsa, Carl Hammerdorfer, drejtor i programit për lidership dhe transformues për bursa dhe partneritetit në Kosovë, tha se ky është një progres i rëndësishëm për hulumtimet akademike. Sipas tij, këto rezultate janë një sinjal i për botën që Kosova ka arsim të qëndrueshëm.

Databaza Scimago metodën e renditjes e ka kryesisht të bazuar në punimet e publikuara dhe të indeksuara në databazën e njohur Scopus.