Kryeministri Ramush Haradinaj ka marr pjesë në hapjen e konsulencës pas Punëtorisë për Krijimin e Sistemit të Avancuar të Udhëtarëve.

Me këtë rast Haradinaj ka thënë se sistemi i sigurisë së vendit është në proces të formimit dhe se duhet të kujdesen që ky forcim të ndodhë.”Kosova nuk bënë përjashtim pra sikurse edhe vendet tjera i kushtohet pra, i jep rëndësi sigurisë së udhëtimit, sigurisë së udhëtarëve dhe të dhënave.

Sistemi jonë i sigurisë është në proces të formimit dhe ne duhet të kujdesemi që ky forcim pra të forcohet, të ndodh sa më shpejt duke përmirësuar përformancën e secilit institucion një nga një. Dhe duke përmirësuar sistemet tona të mbikëqyrjes edhe në pikat hyrëse kufitare. Pasi që të kemi përmirësim siguria merr kuptimin e plotë dhe siguron rezultate zingjirore, ku secila hallkë duhet të tregojë rezultate për qëllimin tonë të përbashkët.

Ky efekt zingjiror i funksionimit përfshinë pra Policinë, doganat, inteligjencën dhe institucionet tjera për sundimin e ligjit. Policia e Kosovës gëzon besim të lartë nga qytetarët tanë, është një institucion kredibil nga ku edhe fillon e tërë përpjekja jonë për ta luftuar krimin”, tha ai.