Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur sot në zyrën e tij alpinisten kosovare Arineta Mula.
Kryeministri është shprehur krenar që flamuri i Kosovës po valon në majat më të larta botërore, siç thote ai, falë energjisë dhe përkushtimit të njerëzve të sfidave të mëdha, si Arineta Mula.“Kënaqësi ta dëgjoj rrëfimin për përvojën e saj unike dhe ta falënderoj për promovimin e imazhit të Kosovës”, shkruan kryeministri në Facebook.
Arineta Mula është një alpiniste shqiptare nga Kosova, e cila më 22 maj 2017 u ngjit në Mont Everest, majën më të lartë në botë, me ekspeditën e parë kosovare në këtë majë. Arineta gjithashtu ka ngjitur majën Ama Dabalam ne Himalaje, me këtë është edhe kosovarja e vetme që ka ngjitur këtë maje.







