Pas aktakuzave të propozuara nga Prokurori Special kundër Thaçit e Veselit ka reaguar edhe Ramush Haradinaj.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se UÇK ka bërë të një luftë të pastër, rezultat i të cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës.

“Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftetarëve të tjerë”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviqit.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës.
Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftetarëve të tjerë.