Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin për ndalimin e këshilltarit të tij, Srdjan Jovanoviç, nga autoritetet e sigurisë dhe inteligjencës serbe.

Haradinaj deklaroi se ky ndalim dëshmon qartë për metodat e frikësimit që përdoren nga autoritetet serbe karshi qytetarëve të Kosovës.Ai ka ftuar Brukselin zyrtar që të adresojë sjelljen e autoriteteve serbe ndaj qytetarëve të Kosovës, duke shtuar se ky agresion nuk i ndihmon normalizimi të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Shpreh shqetësimin për ndalimin e këshilltarit tim Srdjan Jovanovic nga autoritetet e sigurisë dhe inteligjencës serbe. Ky ndalim, që nuk është i pari i kësaj natyre, edhe njëherë dëshmon qartë se metodat e frikësimit që përdoren nga autoritetet serbe, janë një shenjë agresioni, karshi qytetarëve të Kosovës. Ju bëjmë thirrje autoriteteve të Brukselit zyrtar që të reflektojnë dhe adresojnë, sjelljen e autoriteteve serbe ndaj qytetarëve të Kosovës. Ky agresion, nuk i ndihmon normalizimit të marrëdhënieve mes shteteve tona.