Sot është mbledhur sërish Komisioni Hetimor parlamentar, që është formuar për ta ndriçuar rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova më 29 mars të këtij viti.

Aty ka filluar raportimin kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj, i cili është parë i shoqëruar edhe nga anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar.Sipas agjendës, para këtij komisioni është paraparë që të paraqitet edhe presidenti Hashim Thaçi, si dhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme Lulzim Ejupi.