Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e komunitetit egjiptian, të kryesuar nga zëvendësministrat Artan Berisha dhe Bashkim Krasniqi, me të cilët ka biseduar për mundësinë e rritjes së këtij bashkëpunimi, pozitën e tyre në shoqëri dhe përfaqësimit në institucionet e vendit.
Haradinaj thotë se është diskutuar edhe mundësia që 24 Qershori, Dita Nacionale e Komunitetit Egjiptian të njihet si ditë nacionale e këtij komunitet.“Duke respektuar secilin komunitet, si vlerë e jona e përbashkët, biseduam edhe për 24 Qershorin, Ditën Nacionale të Komunitetit Egjiptian, ku përveç organizimit institucional të kësaj ngjarje, do të shihet edhe mundësia që kjo ditë, të njihet edhe si ditë nacionale e këtij komuniteti”, shkruan Haradinajt në Facebook.







