Policia raporton se dy persona nga Prizreni kanë lajmëruar se derisa ishin duke punuar në pikën e karburanteve kanë shkuar dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur arkën me para dhe disa pako me cigare.
Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur ndërsa nuk raportohet për të lënduar.







