Krerët e shtetit të Kosovës janë mbudhur të shtunën në Mejë të Gjakovës për të shënuar 20 vjetorin e Masakrës së Mejës dhe Ditën e Të Pagjeturve.

Nga kompleksi memorial në Mejë, ata thanë se drejtësia ndërkombëtare nuk ka bërë asgjë që të ndëshkojë ata që kryen gjenocid në Kosovë. Gjithashtu, u premtuan familjarëve se do të kenë trajtim dinjitoz.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, para familjarëve të personave të vrarë e të zhdukur, tha se pasojat e luftës nga shteti i Serbisë janë ende të freskëta.Ai tha se është e qartë, Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë.Thaçi falënderoi SHBA-të për mbështetjen ndaj Kosovës. Tha se Kosova do të jetë çdo herë mirënjohëse.

Aty ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, për të cilin u tha se prezenca e tij lehtëson dhembjet për familjarët e të pagjeturve.Ambasadori amerikan tha se realiteti i krimeve në Mejë është aq i tmerrshëm.Ai pati porosi për familjarët.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha se qeveria e vendit do t’i kryej detyrat e veta duke i dhënë respektin e merituar familjarëve të të pagjeturve.

Haradinaj tha se familjet do të kenë përkrahje të duhur të dinjitetshme institucionale. Rregullohet edhe përkrahja e shoqatave me ligj.Sipas Haradinajt, për këto familje do të ketë edhe lehtësira në pagesa të rrymës dhe të tjera.

E kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se u janë hargjuar fjalët e janë rritur pakënaqësitë e qytetarëve.Ai tha se çdo vit derisa në Kosovë pikëllohen, ekzekutuesit e masakrave gëzohen e i mohojnë veprat e tyre mizore.Veseli tha se nuk duan revansh, duan vetëm drejtësi.

Ai tha se duan që ekzekutuesit e urdhëruesit të dalin para drejtësisë.Ndërsa, kryetari u Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini tha se populli i Kosovës nuk ka bërë asnjëherë krime.

E Zeqë Tahiraj që foli në emër të familjeve, tha se krimi në Kosovë është krim ndaj njerëzimit.

Ai pati një kërkesë për kryeministrin.Në Mejë sot ishin familjarë nga e gjithë Kosova, me qellim të për të shënimit të ditës së të pagjeturve