Ndërsa qeveritë botërore kaluan pjesën më të madhe të vitit 2020 duke u përpjekur të frenojnë pandeminë e koronavirusit, fjalori i Collins deklaroi “bllokim” (mbyllje) fjalën e vitit.

Fjala angleze “Lockdown” përbërë nga fjalët “bllokoj” dhe “poshtë”, do të thotë “mbyllje, bllokim, izolim”.

Redaksia e Collins shpjegoi se në vitin 2020, fjala “bllokim” u përdor më shumë se 250.000 herë krahasuar me vetëm 4.000 herë vitin e kaluar.

Gjashtë nga dhjetë fjalët e përzgjedhura i referoheshin një pandemie, dhe midis tyre ishin “koronavirus”, “vetë-izolim” dhe “distancim shoqëror”.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 50.2 milionë raste të infektimit me koronavirus janë regjistruar në botë deri më tani, dhe 1.2 milion njerëz kanë vdekur si rezultat.