Fëmija i parë që ka lindur në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK në vitin 2020, është djalë.
Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe peshon 3,300 kg
Donjeta Berisha nga Podujeva është nëna e cila ka sjellë fëmijën e parë për vitin 2020 në Prishtinë.
Pas lindjes, ajo ka falenderuar stafin punonjës të Klinikes Gjinekologjisë Obstetrike, derisa ka lavdëruar punën e tyre.







