Ndonëse filloi me gjysmë ore vonesë, seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ka shkuar menjëherë me një pauzë prej 15 minutave për shkak të mungesës së deputetëve.

Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, i cili hapi punimet e seancës, tha se nuk janë plotësuar kushtet për t’u votuar pikat e rendit të ditës, dhe për këtë dha 15 minuta pauzë në mënyrë që të arrihet kuorumi.

Ndërsa janë 47 pika të papërfunduara nga seancat e mëparshme, në sallën Kuvendit të pranishëm ishin vetëm 24 deputetë.