Aksionin në veri e ka konfirmuar edhe Dogana e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media.

Sipas komunikatës pas një hetimi disa mujor, mbrëmë ka filluar aksioni për arrestimin e personave të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kontrabandë.“Personat e arrestuar janë katër oficerë doganor dhe shtatë qytetar.

Aksioni është në vijim.

Për detajet tjera do t’iu njoftojmë gjatë ditës”, thuhet në komunikatën e Doganës.