Xhudistja kosovare Distria Krasniqi e ka siguruar kualifikimin në fazën çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Në fazën 1/8 të kësaj gare ajo triumfoi ndaj xhudistes ruse Sabina Giliazova.

Raundin e parë Distria e kaloi pa luftë kurse në çerekfinale do të ballafaqohet me Laura Martinez nga Spanja.