Vetëm rreth 20 deputetë ishin në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të martën, e thirrur për vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.
Kjo seancë është kërkuar nga 44 deputetë, por që nuk ishin të pranishëm.
Driton Selmanaj nga LDK-jam në emër të propozuesit tha se deputetët mungojnë ngase janë në aktivitetet e Epopesë së UÇK-së. Madje sipas tij, pikërisht kjo ditë, është ideale për të diskutuar për shpenzimet e paratë publike.
Ndërkohë, deputeti Milaim Zeka ka thënë se Epopeja gjithmonë mbahet më datat 5, 6 dhe 7 mars dhe ka shprehur gatishmërinë që gjithmonë të debatojë për paratë publike. Por, ai tha se nuk e ka të qartë pse ftohet seancë pikërisht në këto ditë.
Ndërkohë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se vendos kryesia e Kuvendit se kur do të mbahet kjo seancë.







