Dëshmorët e kombit duhet t’i kujtojmë, t’i ngremë ë piedestalin më të lartë, këtë e bëjmë vetëm duke i përkujtuar dhe në këtë mënyrë i përjetësojmë ata. Kështu u tha në zbulimin e pllakës përkujtimore që u bë në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë për demonstratat e vitit 1963 që u bënë kundër okupatorit serb.
Ish i burgosuri politik dhe pjesëmarrës në ato demonstrata Binak Ulaj tha se në demonstratat e vitit 1968 dominoi kërkesa për Republikë.
Sipas tij ato ishin masovike dhe të organizuara mirë. Ai theksoi se me anë të kësaj pllake përkujtimore do t’i përkujtojmë gjithë veprimtarët që kanë rënë për liri.
Kurse, Murat Mehmeti, familjar i dëshmorit me të njëjtin emër i rënë në vitin 1968 tha se gjithë demonstruesit e vitit 68 kanë dhënë jetën për çlirimin e Kosovës, sipas tij ata e meritojnë të ngriten në piedestalin më të lartë.
Ndërsa, Selatin Novosella, organizator i demonstratave të viti 1968 tha se kjo pllakë përkujtimore ka një simbolik të veçantë për të, sepse ato demonstrata kanë qenë kyqe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndërsa, falënderoi komunën e Prishtinës siç thotë ai për mundësinë që të kenë një vend ku të përkujtohen këta veprimtarë.
Demonstratat e vitit 1968 kishin rëndësi të madhe për popullin shqiptar, sepse ishin prioritare për ndërgjegjësimin e popullit shqiptarë që diplomacia evropiane e ndërkombëtare të kuptonte se populli shqiptar po shtypej nga Serbia.







