Në Komisionin parlamentar për Mbikëqyrje Financiare gjatë shqyrtimit të raportit të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2018 të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, deputetja nga radhët e minoriteteve, Emilia Rexhepi ka akuzuar ministrin e këtij dikasteri Rasim Demirin se në baza partiake ka keqpërdor mjetet financiare, e cila tha se për këto parregullsi mund të përfundojnë edhe në burg.
Ajo ka përmendur emrat e përfitueseve boshnjakë, sipas të cilës ka pasur konflikt interesi ngase janë të afërt me ministrin Demiri.Ministri Rasim Demiri theksoi se sa i përket raportit të auditimit dhe vërejtjeve janë çështje teknike ose edhe për shkak të mungesës së stafit në Ministri. Ndarja e granteve siç tha ai është bërë në mënyrë të barabartë dhe të drejtë. Po ashtu Demiri tha se buxheti është shpërndarë në të gjitha komunat ashtu siç kanë qenë edhe kërkesat.
Ministri Demiri tha se dikasteri që ai e drejton vetëm përmes projekteve të kësaj ministrie, ka arritur të krijojë 561 vende të reja të punës dhe në vitin 2018, 846 persona kanë fituar grante duke i zgjeruar bizneset e tyre.
Deputeti Avdullah Hoti fillimisht duke theksuar që kjo Ministri ka qenë e panevojshme dhe se duhet me pasur llogaridhënie për shpenzimin e miliona eurove buxhet.Edhe Hoti shprehu brengën e tij për ndarjen e granteve dhe mos protokollimin e faturave.
Ndërsa Fatos Qerimi, Sekretar i MZhR-së, tha se Ministria e Zhvillimit Rajonal, sekretari i kësaj Ministrie i është përgjigjur Hotit duke thënë se mos protokollimi i faturave, posedojnë një libër të protokollit, mirëpo që nuk kanë qenë të vulosura duke premtuar se kjo e gjetur nuk do të përsëriten.
Zyrtarët e Auditorit pohuan se kjo Ministri ka poseduar një fletore për faturat, por që nuk kanë qenë me numër rendor.Kryetari i këtij Komisioni Driton Selmanaj ka kërkuar nga ministri Demiri që ta sjellë një raport të detajuar për shpenzimet e kësaj Ministrie, ngaqë nuk janë përgjigjur pas dy kërkesave që janë bërë nga Komisioni.Deputetët parën vërejtje edhe për mos inventarizimin e pasurisë dhe shpërndarjen buxhetit në mënyrë jo të drejtë për të gjitha komunat e Kosovës.







