Një qytetar nga Palermo, 24 vjeç, i konvertuar në një praktikant të fesë myslimane dhe një maroken, 18 vjeç, dyshohet se po përgatisnin disa operacione në emër të organizatës së Shtetit Islamik (ISIS) u arrestuan sot në Itali, njoftoi policia italiane.
Dy personat u arrestuan në dy provinca të ndryshme në zonën e Milanos. Sipas prokurorisë së Palermos, cituar nga mediet, ata ishin të gatshëm për të goditur, edhe pse ende nuk është identifikuar asnjë plan konkret, hipoteza e një sulmi në Itali lidhet me faktin e disfatës së ISIS-it në Siri dhe planifikimin e sulmeve në këtë vend.
Sipas hetuesve, ata ishin stërvitur për këtë qëllim, për mënyrën e përdorimit të armëve, përgatitje fizike dhe ushtarake, shkarkimin e instruksioneve video mbi teknika guerile apo kamikaze.







