Një person ka humbur jetën në fshatin Syriganë të Skenderajt, si pasojë e plagëve të marra pasi traktori me të cilin po lëvizte është rrokullisur jashtë rrugës.

Policia njofton se lëndime trupore ka pësuar edhe një person tjetër që ishte në traktor i cili është dërguar për tretman mjekësor.Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve.