Zyra e kryeministrit të Kosovës ka bërë të ditur agjendën mbi aktivitetet, të cilat do të mbahen me rastin e shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kjo është agjenda zyrtare:
E shtunë, 16 shkurt 2019 09:00 Deklarata e Pavarësisë Nisja e Deklaratës së Pavarësisë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, për në 7 qendrat kryesore të Republikës së Kosovës Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj
E diel, 17 shkurt 2019 08:00- 08:30 Mbledhja festive e Qeverisë

Vendi: Objekti i Qeverisë 08:30 – 08:45

Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës Të pranishëm liderët shtetëror

Vendi: Oborri i Qeverisë 08:45 – 09:00 Vendosje kurorash tek shtatorja e ish Presidentit Dr. Ibrahim Rugova Nga liderët shtetëror
Vendi: Sheshi “Ibrahim Rugova” 09:40 – 09:50 Vendosja e kurorave në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz Nga liderët shtetëror 10:45 – 11:30 Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Vendi: Objekti i Kuvendit 12:20 – 13:00 Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës Prej Sheshit “Nënë Tereza” deri te Sheshi “Ibrahim Rugova” 13:00 – 14:00 Koktej rasti për të gjithë të ftuarit në Parakalimin e Trupave të FSK

Vendi: Swiss Diamond Hotel 19:30 Pritja shtetërore për të gjithë të ftuarit (PA MEDIA)

Pritja shtetërore nën përkujdesjen Kryeministrit të Republikës së Kosovës Sh.T. Ramush HARADINAJ Vendi: “VENUS” Hotel